OSBE mbështet amendamentin e grave deputete për kuotat gjinore
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me amendamentin e Kodit të ri Zgjedhor të propozuar nga 26 deputete të parlamentit, ku kërkohet të sigurohet kuota gjinore.
OSBE thekson se çmon përparimin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka bërë në përfaqësimin e grave në jetën politike dhe shton se mbështet amandamentin e inicuar nga gratë deputete në Kuvendin e Republikës.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.
Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlame”, thuhet në njoftimin e OSBE.
Kujtojmë se 26 deputetë të PS dhe PD u bënë bashkë këtë të premte, ku firmosën një amendament për pjesën e listës së hapur 2/3, me qëllim ruajtjen e kuotës gjinore.
Po ashtu firmën e kanë hedhur edhe dy kryetarët e grupeve të PS, Bledi Çuçi dhe ai i PD, Gazment Bardhi.
Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.
Amendamenti propozon që lista e dytë e hapur do të përbëhet nga dy nënlista, një listë grash që garojnë mes tyre dhe një listë burrash që garojnë ndër vete.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta


