Plagosja e trefishtë në Mamurras, policia arreston efektivin dhe tre kushërinjtë
Policia e Tiranës ka arrestuar efektivin e policisë, Sahit Sela(Ahmetaj), 55 vjeç dhe tre kushërinjtë e tij, Adrian, Fatos Sela dhe Ylli Sela.
Kjo sepse ditën e djeshme ky shtetas dhe Adrian Sela, 45 vjeç, kanë hapur zjarr ndaj shtetasve Fatos Sela, 33 vjeç dhe Ylli Sela, 40 vjeç, të tre banues në Mamurras, ku motiv dyshohet të ketë qenë konflikti për çështje pronësie.
Adrian Sela dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare, kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit Fatos Sela dhe Ylli Sela për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.
Më pas, konflikti midis tyre ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar nga njëra palë shtetasit Sahit Sela dhe Adrian Sela dhe nga pala tjetër shtetasi Fatos Sela, të cilët më pas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes të ndodhur në Mamurras, teksa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West