Balla takon të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA: Mirënjohës për mbështetjen
Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti këtë të premte në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA David Wisner, i cili është në përfundim të misionit të tij në Tiranë.
Ministri Balla ka falënderuar diplomatin e lartë amerikan për kontributet e dhëna për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së agjencive të ndryshme ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit dhe AMP.
“Ndërsa misioni i të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA Tiranë David Wisner po përfundon, e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve tona në sfidat e sigurisë publike, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kundër narkotikëve dhe kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP, DEA, INL etj., për Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë”,-shkruan ministri Balla në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta