Tiranë| Mbahet Konferenca Europiane e Interpol, Balla: Të përkushtuar kundër krimit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka marrë pjesë në Konferencën Europiane të Interpol të mbajtur ditën e sotme në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij Balla tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Balla tha gjithashtu se sfida e vërtetë e Policisë është të gjejë personat fajtorë dhe t’i dërgojë ata para drejtësisë.
Sipas Ballës, rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit e kanë bërë atë ndër institucionet më të besuara në Shqipëri.
“Shqipëria mbetet shumë e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe narkotikëve. Ne kemi ndërmarrë një reformë në sistemin e drejtësisë, për të forcuar sundimin e ligjit në institucione dhe kemi filluar të mbledhim të gjithë rezultatet e mira.
Kemi filluar të mbledhim të gjitha rezultatet e mira. Lufta që ne kemi është për të gjetur personat që janë fajtorë dhe për t’i sjellë para drejtësisë. Shqipëria do të mbetet gati për bashkëpunim. Këto rezultate kanë çuar Policinë e Shtetit ndër institucionet më të besuara në vend”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë