“Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: 2019 s’duhet të ndodhte

26 Korrik 2024 | 17:13

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet rreth Reformës Zgjedhore, se Parlamenti i Shqipërisë dështoi që të bënte reformën zgjedhore, pasi sipas tij Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e bllokoi atë.

Megjithatë në fjalën e tij, Bylykbashi kritikoi ashpër edhe deputetët demokrat mbështetës të Bashës. Ai tha se djegia e mandateve të opozitës në vitin 2019 ka qenë një kthesë e fortë negative për rotacionin politik në vend, pasi sipas tij kjo bëri që mazhoranca të kryente ndryshime në Kushtetutë e në Kodin Zgjedhor.

“Unë sot këtu dëgjova në këtë sallë të flasin ata të cilët brohoritën, kërkuan dhe ekzekutuan mandatet e opozitës në vitin 2019. Të mos kishte ndodhur ai vendim i përçudnuar politik, ky debat sot nuk do të ndodhte, sepse nuk do të guxonte Edi Rama, të përdorte atë që ndodhi më pas, që të ndryshonte Kushtetutën e Kodin Zgjedhor e ti grabiste fitoren opozitës së 2021.

Nëse nuk do ishin djegur mandatet e 2019 dhe nuk u hy në zgjedhje, sot ky debat nuk do ndodhte, sepse do vazhdonim me rregullat që garantonin rotacionin politik. Nuk do kishim ndryshim të Kushtetutës e as të Kodit Zgjedhor. Këtu flet një person i cili mbylli ço lloj gare demokratike, nuk po flas për Edi Ramën, ishte lideri i opozitës ai që mbylli garën demokratike brenda partisë. sot demokracia brenda partive politike është grahmat e fundit”,-tha Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026