“Mos ki frikë nga vota, dil para votave të popullit”, Çepani debat me Bylykbashin
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Edlira Çepani bashkëthemeluese e “Shqipëria Bëhet” kanë debatuar këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me dakordësinë e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për reformën zgjedhore.
Sipas Çepanit miratimi i kësaj reformë u vlen servilëve të partisë e jo personave të cilët kanë vërtet votat e popullit.
“Nuk është e qartë në pjesën e listës së mbyllur a do arrijnë njerëzit të votojnë në mënyrë preferenciale, do e shohim se sa vota ka kandidati Oerd Bylykbashi, i dyti në Durrës apo nuk do arrijmë të shikojmë asnjëherë se sa vota marrin këta? Ne sot për shkak të listës së mbyllur kemi njerëz që janë jashtë parlamentit me 6000 vota dhe brenda parlamentit me 400 vota, kjo gjë nuk e rrit garën brenda partive.
Mua nga ky regres më vjen të uroj të gjithë servilët brenda partive. Urime është koha juaj dhe ngushëlloj të gjithë ata njerëz brenda partive që nuk servilosen por kanë mbështetjen e elektoratit të cilët fatkeqësisht nuk do kenë mundësi”,-tha Edlira Çepani.
Bylykbashi tha se kjo është një çështje logjike, pasi në asnjë sistem sipas tij nuk ndodh që pjesa e mbyllur e listës të votohet në mënyrë nominale.
“Në asnjë lloj sistemi nuk ekziston as logjikisht dhe as teknikisht që pjesa e mbyllur të votohet në mënyrë nominale, pasi votohen partitë politike dhe partitë politike janë mekanizmi që rekruton njerëz, i bën anëtar, i angazhon, i ngre në rangjet e veta, i vendos në pozicione, konsumohen politikisht në sy të të gjithëve për një periudhë të gjatë dhe ata marrin përsipër edhe të drejtojnë partinë drejt fitores”,-tha Bylykbashi.
Çepani ndërhyri duke thënë se kjo gjë nuk e ka penguar Kosovën, ndërsa i tha Bylykbashit se nuk duhet të ketë frikë nga vota.
Pjesë nga debati:
Edlira Çepani: Kjo nuk ka penguar në rastin e kosovës, pse keni frikë nga vota? Mos kini fikë nga vota. Vota ju lidh me popullin, jo me kryetarët. Autokracia brenda partive është gjëja që po luftojmë prej shumë kohësh.
Oerd Bylykbashi: Nëse do isha në studio do më dëgjonit shumë gjatë. Por kush ka frikë nga vota. votohen partitë politike votohen edhe individët, përgjegjësinë më të madhe e kanë gjithmonë partitë politike. Sistemi ynë i ngjan sistemit gjerman.
Deputeti Bylykbashi tha se reformë zgjedhore nuk ka pasi sipas tij kryeministri Rama refuzon çdo opsion për të ndryshuar sistemin zgjedhor, por u trajtua vendimi i Gjykatës dhe u arrit që shqiptarët të votojnë nga jashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital