A do kandidoje në pjesën e pasigurt të listës në Durrës? Mëhilli pyet Bylykbashin
Moderatorja e emisionit Euronews Now, Erla Mëhilli e ka pyetur në një lidhje të drejtpërdrejt deputetin e Partisë demokratike, Oerd Bylyklbashin nëse do të kandidonte në qytetin e Durrësit në pjesën e 2/3 –ës së listës zgjedhore.
Pra thënë më qartë, do të zgjidhte të garontë në 1/3 e listës zgjedhore e cila në përbërje ka kandidatët e zgjedhur nga kryetari i partisë, apo në pjesën e 2/3-ës së listës, mes atyre që do të duhet të luftojnë realisht për fitore.
Në përgjigjen e tij deputeti ka shprehur preferencën për të garuar në një system mazhoritar, si ai i 2005-ës dhe gjithashtu ka deklaruar se do t’i përgjigjet çdo vendimi të dhënë nga Partia Demokratike.
Pjesë nga emisioni:
Moderatorja: Z.Bylykbashi ju do ishit i gatshëm të ishit pjesë tek lista e hapur si kandidat për Durrësin, pjesë e dy të tretës dhe jo tek 1/3 e listës që është e mbyllur?
Bylykbashi: Unë do t’i përgjigjem çdo lloj vendimi të Partisë Demokratike. Unë vetë preferoj ,përballë një liste të hapur ose një sistemi si ai i vitit 2005, që garohej në sistemi mazhoritar, zgjedh sistemin mazhoritar. Pra të garoj kundër kundërshtarit tim politik, jo kundër kolegut tim , se kush ti marrë mandatin kujt.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4