“Si do i zgjedhin bashkitë shtëpitë që do legalizohen?” Haxhimali debat me Maznikun

26 Korrik 2024 | 20:50

Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku ishte këtë të premte i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth procesit të legalizimit.

Ai i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga Agron Haxhimali. Ky i fundit kërkoi të dinte se kush do ta financojë procesin e legalizimeve dhe se si do të përzgjidhen banesat që do të legalizohen.

Mazniku tha se financimi do të behët nga Bashkia e cila në rast se do të duhet do të ketë mundësinë të shtojë staf për këtë proces. Sa i përket ndërtesave prioritare për legalizim Mazniku tha se prioritet do kenë ndërtesat banesë dhe ato banesë-biznes.

Agron Haxhimali: A do ketë kjo procedurë efekte financiare dhe nëse ka kush do i pakuajë, qeveria apo bashkia apo do mbulohen me burimet njerëzore e financiare të bashkisë?

Arbjan Mazniku: Kjo do varet nga rasti. Në rast se do ketë nevojë për një staf të vogël njerëzish se kanë më pak dosje, mund ta mbulojnë vetë bashkitë. Në raste kur numri i dosjeve nuk mund të mbulohet nga stafet e bashkive. Në rast se nuk mund të përballohet nga Bashkia, mund të marrë staf të posaçëm për një periudhë të caktuar që do të paguhet nga bashkia.

Agron Haxhimali: Bashkitë do të vendosin prioritete, a mund të ketë përplasje mes atyre që janë në listën e prioriteteve për shkak të kohës?

Arbjan Mazniku: Aplikanti i parë shikohet i pari, por në momentin që ka një plan zhvillimor një lagje e caktuar, një zonë e caktuar e qytetit apo e bashkisë, bashkitë mund të vendosin të të mbyllin një lagje të cajktuar e më pas të vijojnë me të tjerat.

Agron Haxhimali: Ngë 237 mijë, sa do të legalizohen në vizionin e qeverisë?

Arbjan Mazniku: Ky proces do fokusohet në dy kategori banesash që janë kategoria e ndërtesave banesë dhe e atyre banes-biznes. Ne do fokusohemi te këto. Unë nuk mund ta them se sa janë të legalizueshme e sa jo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në lagjen “Sanxhaku” të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026