Vdes në burg porositësi, Andon Mëhillaj u dënua me burgim të përjetshëm për disa krime
Një i dënuar me burgim të përjetshëm u gjet i vdekur në qelitë e sigurisë së lartë në Peqin. Sipas ekspertizës paraprake, Andon Mëhillaj ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.
44-vjeçari u dënua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda si porositës i disa krimeve në qytetin e Vlorës.
Ai akuzohej edhe për vendosjen e një sasie tritoli në makinën e ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi i cili u zbulua në oborrin e Kryeministrisë në Tiranë.
Banda kriminale e quajtur edhe banda e tritolit, që çoi në arrestimin e Andon Mëhillajt dhe kushëririt të tij Genis Mëhillaj, u zbulua pas rrëfimeve të vrasësit me pagesë, i cili më pas u bë i penduari i drejtësisë, Julian Sinanaj.
Hetimet për këtë grup kriminal nisën në vitin 2014, me arrestimin e Sinanajt dhe ndihmësit të tij, Ndriçim Gjokona dhe çuan më tej në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale në Tiranë e Vlorës.
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq