Ekspertja: Nuk ka turistë në plazhe, por s’do të thotë se nuk kanë qytetet e tjera
Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba ka krahasur në emisionin Review situatën e numrit të turistëve në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke bërë kështu një ndarje të qartë mes qyteteve bregdetare dhe atyre historike.
Në ndarjen që ajo bëri, specifikoi qytete turistike si Gjirokastra apo Berati, që jo vetëm për shkak të monumenteve historike, por edhe për aktivitetet që organizojnë tërheqin një numër më të madh turistësh.
“Fillimet e javës janë thuajse kudo bosh, përveç hoteleve që punojnë nga paketa të parapaguara. Fakti që nuk ka turistë nëpër plazhe nuk do të thotë që nuk ka turistë në tërësi. Aeroporti ka qenë plot, qytetet turistike i ke plot, Berati, Gjirokastra, Tiranaetj. Sidomos tani që në këto qytete ka edhe shumë aktivitete.” –sqaroi ajo.
Në vijim ekspertja e turizmit u shpreh se edhe mes vetë zonave bregdetare bëhet një ndarje, ku në njërën anë qëndron jugu, kurse në anën tjetër qëndrojnë plazhe si Velipoja ose Shëngjini, të cilat janë më të përballueshme sa i takon çmimeve.
“Plazhet e jugut kanë qenë bosh. Kurse Velipoja, Pogradeci dhe Shëngjini kanë qenë plotë sepse janë plazhe të lira. Në Velipojë ka shumë hapësira publike.Ndërsa Pogradeci vizitohet nga moshat e treta.” –përfundoi Xhemani Baba.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta