Numri i ulët i turistëve në vend|Operatorja: Patëm mbireklamim nga mediat e huaja

27 Korrik 2024 | 20:37

Operatorja e “AirBnb”, Vali Agalliu e ftuar në emisionin Rivew, ka komentuar turizmin shqiptar si as të mirë, as të keq.

Kjo për faktin se gjatë vitit të kaluar shumë media të huaja shkruajtën për Shqipërinë, duke e konsideruar si ‘perlën e Mesdheut’, gjë e cila sipas saj ishte një mbireklamim për vendin tonë.

“Krahasimisht me vitin që shkoi, jemi një nivel më poshtë. Vjet pati një mbidozë të reklamimit dhe ky reklamim u kthye në një boomerang. U reklamua Shqipëria si një vend shumë i lirë, shkruajtën edhe mediat angleze, ndërkohë që është një gjë tjetër.” -tha Agalliu.

Sipas operators, vetë turizmi është i ndarë në disa kategori, ku mes tyre kryeson ai dentar që is jell shumë të ardhura vendit.

Gjithashtu krahas kësaj, Agalliu tregoi se turistët e eksplorojnë edhe anën historike më tepër sesa shqiptarët, të cilët janë të prirur që gjatë verës të pushojnë më tepër pranë plazheve.

“Në pranverë bëhet turizmi historik, që tani në verë nuk preferohet shumë nga ne. Gjithashtu turistët e mi i orientoj edhe drejt liqeneve, ata e kanë kulturën për të vizituar liqenet apo monumentet, kurse ne jo.” –përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026