“Hajduti s’ka ngjyrë”- Rama: Kush fut duart në xhepat e qytetarëve, do përgjigjet

28 Korrik 2024 | 14:38

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kushdo nga zyrtarët që fut duart në xhepin e qytetarëve do të përgjigjet para drejtësisë.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ku tha se ‘hajduti nuk ka ngjyrë’, teksa shtoi se PS ka merita për Reformën në Drejtësi.

“Ne jemi 800 mijë. Dhe kjo nuk është lojë, por një ndarje e madhe e shapit nga sheqeri thotë populli. Nuk e kanë idenë se kjo është lufta më e madhe për shtetin e shqiptarëve. Për herë të parë mund t’i thotë shqiptari vetes që unë kam shtet, kur është përfundimisht e qartë që ligji është i barabartë për të gjithë.

Je ministër, sje ministër, i ke futur duart në xhepat e këtij populli do të shkosh të japësh llogari për xhepat. Nuk ka rëndësi fare siç është që thonë paraja nuk ka ngjyrë, edhe hajduti nuk ka ngjyrë.

Atyre të shumtëve që na duan të mirën dua t’u them se ne jemi këtu të bëjmë të pamundurën çdo ditë që ta bëjmë këtë vend krenarinë e çdo shqiptari jo vetëm për bukuritë e trashëgiminë kulturore, por edhe për shtëpinë e përbashkët të shtetit shqiptar. Kush na do të keqen i ka hapur vetes një punë shumë të madhe, sepse fillimisht duhet të na dalësh përpara. Dhe kur të na dalësh përpara, duhet të llogarisësh që je i mundur”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026