Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka

29 Korrik 2024 | 08:37

Drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Krahas kryeprokurorit të qytetit bregdetar urdhër-arresti është lëshuar edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve Eriona Daupaj ish-oficere e Byrosë Kombetare të Hetimet, aktualisht kandidate për magjiststrate në profilin gjyqtare, avokatin Radovan Çela dhe biznesmenin Astrit Vladi.

Mësohet se Zarka është ndaluar në qytetin e Vlorës dhe më pas është transferuar në drejtorinë e policisë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ky hetim ka nisur pas zbulimit të traskriptimit të komunikimeve në aplikacionin SKY, SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar, ndërsa mësohet paraprakisht se ndaj Aurel Zarkës rëndon akuza e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës”.

Ky i fundit vetëm 1 muaj më parë kaloi vetingun duke u konfirmuar në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit ndërsa për 3 personat e tjerë deri ne mesditë nuk u bë i mundur ekzekutimi i masave të sigurisë lëshuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026