Tjetër akt sabotimi në Francë: Sulm ndaj fibrave optike, dëmtohet komunikimi

29 Korrik 2024 | 13:29

Kompanitë e telekomunikacionit në Francë janë vënë në shënjestër nga akte vandalizmi, pak ditë pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të vendit.

Autoritetet kanë raportuar incidente në 6 rajone administrative të vendit.

Sipas tyre, rrjeti i fibrave optike është prerë dhe linjat e telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme janë prekur nga defekti.

Askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet, që deri tani nuk kanë ndikuar në zhvillimin e Lojërave Olimpike.

Marina Ferrari, sekretare e shtetit për çështjet digjitale, deklaroi në një postim në rrjetin “X” se nën mbikëqyrjen e saj, autoritetet dhe operatorët po punojnë për të rikthyer sa më shpejt shërbimin.

Aktet e sabotazhit vijnë tre ditë pas sulmeve me zjarr ndaj infrastrukturës hekurudhore franceze, që çoroditi itineraret e udhëtimeve pak orë pas nisjes së ceremonisë së Lojërave Olimpike.

Që prej atëherë, autoritetet kanë njoftuar se kanë bërë një arrestim. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin sqaroi të hënën se personi i arrestuar rezulton një aktivist i së majtës ekstreme.

Sipas tij, hetimet e deritanishme kanë treguar se gjasat janë që ekstremistët e majtë të jenë pas sulmit zjarrvënës.

“Kemi identifikuar profilet e personave të ndryshëm. Ky është një veprim tipik i së majtës ekstreme”, tha ministri i Brendshëm.

Një “militant ultra i majtë” u arrestua në Francën veriperëndimore të dielën pasi u kap duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë pranë një stacioni hekurudhor.

Oficerët që kontrolluan makinën e burrit nw fjalw, gjetwn një sërë çelësash universale, pinca dhe literaturë “të lidhura me tw majtwn ekstreme”.

I dyshuari 28-vjeçar aktualisht po merret në pyetje nga policia në qytetin e Rouen, thanë mediat franceze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026