“Ministri nuk është roje shkolle që pushohet nga puna”, Kikia: Kjo hallakat qeverinë
Gazetari Mentor Kikia ka thënë në Euronews Now se ndryshimet e papritur të qeverisë, të njoftuara nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, pasqyrojnë dy anë.
Në logjikën e Kikias, në njërën anë qëndron fuqia e një njeriu të vetëm për të vendosur për partinë që udhëheq, pa u konsultuar me askënd.
Kurse në anën tjetër, ai tha se ndryshimet e shpejta në qeveri, reflektohen edhe në vendimarrjen e ministrave dhe mbarëvajtjen e institucioneve që ata drejtojnë.
“E para ka të bjë me filozofinë e qeverisjes. Një ministër nuk është një roje shkolle që mund ta pushosh nga puna. Kjo ka të bëjë me komunikimin. Problemi është që pse shkarkohet për 10 muaj. Ministri ka filozofinë dhe politikën e vetë për të bërë ndryshime në sektorin e tij. Dhe pas 10 muajsh ti e heq, pa dhënë një shpjegim. Në momentin që hallakat qeverinë, është një lloj çoroditje. Rama i shkarkonte këta duartrokisnin. Pjesa e dytë ka të bëjë me demokracinë e vetë, si është partia do jetë edhe pushteti. Tregoi që aty vendos një njeri i vetëm.” –analizoi gazetari.
Sipas Kikias, problemi rrënjësor është regresi që ka pësuar politika shqiptare, duke nënkuptuar që filozofia e një partie sot vendoset nga një njeri i vetëm.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta