“Refuzove të firmosje për ca prona të ushtrisë prandaj të hoqi Rama?”, flet Peleshi
Gazetari Menotr Kikia e ka pyetur kreun e ri te grupit parlamentar të Partisë Socialistem, Niko Peleshin lidhur me një teori konspirative që qarkullon për largimin e tij të njoftuar në Kongresin e PS.
Sipas kësaj teorie që solli Kikia thuhet se kryeministri Rama e largoi Peleshin nga detyra si ministër për shkak të mosfirmosjes nga ana e tij për kthimin e një sipërfaqeje në pronësi të ushtrisë, në një projekt koncensionar.
Në përgjigjen e tij, kreu i ri i grupit parlamentar hodhi poshtë spekulimet dhe tha se ndryshime të tilla nuk vijnë si pasojë e ndonjë debati mes tij dhe kolegëve të tij në parti.
Pjesë nga emisioni:
Gazetari Kikia: Nuk besoj që Rama kishte probleme me kontrolline qverisë dhe hoqi disa problematikë. Nuk e di nëse zoti Peleshi mund t’i përgjigjet pyetjes që qarkullon në publik se zoti Peleshi nuk ka pranuar të firmos për ca prona të ushtrisë për projekte ekonomike koncensionare.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi: Nuk është e vërtetë fare.
Gazetari Kikia: Dakord nuk është e vërtetë e mbyllim këtë histori.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi: Kjo është tërësisht spekulative, nuk është e vërtetë, jo për mua po besoj edhe për kolegët e tjerë. Nuk ka patur ndonjë tension brenda qeverisë dhe këto ndryshime nuk kanë ardhur si pasojë e ndonjë kontraksioni. Janë ndryshime që morën shpjegim në kongres, por edhe në mbledhjen e grupit parlamentar.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West