Rama: Porti i ri Durrësit, një kapitull i ri për ekonominë dhe sigurinë e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në ceremoninë për hapjen e garës për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit në Porto Romano.
Rama në fjalën e tij theksoi se Porti i ri i Durrësit është një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.
Rama tha se heqja e portit të Durrësit nga qendra e qytetit dhe zhvendosja e tij në Porto Romano është largimi i një plage mjedisore dhe kriminale nga zemra e qytetit.
Ai theksoi se ndërtimi i portit të ri do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë por dhe rritjen e sigurisë së Shqipërisë.
“Shqiptarët kanë pritur shumë, shekuj që mund në fund të bëjnë zgjedhjen e tyre. Gjithmonë kanë jetuar nën zgjedha që kanë ardhur si rezultat i zgjedhjeve të të tjerëve për ta. Për herë të parë në këto 30 e kusur vite, jetojnë me zgjedhjen e tyre. Kanë zgjedhur më në fund që ky vend të bëhet pjesë e familjes së bashkuar të vendeve demokratike. E shkuara është një barrrë shumë e madhe për ne. E shkuara është njësoj si Port i Durrësit në zemër të qytetit, i cili është një plagë mjedisore që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për prespektivën edhe imazhin e qytetit. Por dhe një plagë në aspektin socio-ekonomik pasi e dimë shumë mirë që gjithë ajo rrëmujë ka qenë edhe një zonë e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale. Largimi i Portit të Durrësit nga qendra e qytetit dhe vendosja e tij këtu, tërësisht me përmasa të reja, është hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit dhe hapja e një kapitulli të ri të historisë së ekonomisë dhe sigurisë së vendit tonë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
U aksidentua për vdekje në Pogradec, policia: 32-vjeçari po arratisej me makinën që kishte vjedhur
Aksidenti i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 10:27 U aksidentua për vdekje në Pogradec, policia: 32-vjeçari po arratisej me makinën që kishte vjedhur
- 10:24 Investimet dhe integrimi europian, Rama takon kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksidenti i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg