Beleri kërkoi shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet në Himarë, gjykata merr vendimin
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka marrë vendimin në lidhje me padinë e Fredi Belerit për për të shfuqizuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht.
Administrativja ka vendosur të rrëzojë kërkesën Belerit dhe PBDNJ, duke bërë që zgjedhjet në Himarë të mbahen sipas dekretit të firmosur nga Presidenti.
Mbrojtja që përfaqësonte Belerin edhe PBDNJ argumentoi në gjykatë se dekreti u nënshkrua kur ende nuk ishte bërë i ekzekutueshëm përfundimi i mandatit të Fredi Belerit, pasi nuk ka kaluar të gjitha hallkat gjyqësore.
Por nga ana tjetër, përfaqësuesit e Presidencës në seancë thanë se kërkesë padia ka të meta në përmbajtje dhe nuk është në kompetencën e Gjykatës Administrative për të shqyrtuar kërkesa të tilla.
Edhe Avokati i Shtetit ishte në një linjë me përfaqësuesit e Presidencës duke kërkuar nga Gjykatë të mos pranojë padinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër