Zjarret në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Flakët rrezikojnë edhe zonat e banuara
Ministria e Mbrjtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Shëngjin gjatë ditës së sotme.
Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se situata në fshatin Mal të Shëngjinit vijon të mbetet problematike.
Ndërkohë bëhet me dije se ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë natës me 60 efektivë.
Ndërsa ditën e sotme veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.
Ministria e Mbrotjes i bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe zjarrfikësit në rast nevoje për evakuim.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
🔴🔥Situata e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, bashkia Lezhë
Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike.
Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë. U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.
Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.
Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.
U bëjmë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë! Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera ë vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut







