Votimi i ndryshimeve në kabinetin qeveritar, mbahet seanca plenare në Kuvend
30 Korrik 2024 |
17:19
Ka nisur seanca plenare në Kuvend ku pritet të votohen ndryshimet në qeveri, kryetarja dhe nënkryetari i ri i Kuvendit dhe kreu i ri i grupit të Partisë Socialiste.
Në seancën plenare, veç përfaqësuesve të mazhorancës, përfshi këtu edhe kryeministrin Edi Rama, të pranishëm janë edhe eksponentë të opozitës, mes të cilëve edhe Gazment Bardhi e deputetë të tjerë.
Kujtojmë se Elisa Spiropali u emërua kryetarja e re e Kuvendit, Bledi Çuçi nënkryetar, ndërsa Niko Peleshi, kreu i Grupit Parlamentar të PS.
Ndryshimet në qeveri Rama i lajmëroi gjatë fjalës së tij në Kongres dhe u dekretuan ditën e sotme nga Presidenti Bajram Begaj.
Ndryshimet në qeveri:
- Taulant Balla do të emërohet minister Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
- Ervin Hoxha do të emërohet ministër i Brendshëm.
- Petrit Malaj do të emërohet ministër i Financave.
- Pirro Vëngu do të emërohet ministër i Mbrojtjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur