Italianët preferojnë Vlorën| Shtohen pushuesit, disa rezidentë të përhershëm
Gjatë sezonit veror, shëtitorja e Lungomares në Vlorë është një pikë tërheqëse për vizitorë të shumtë.
Italianët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të turistëve, duke e zbukuruar zonën me praninë e tyre.
Një çift italian që viziton Vlorën për herë të parë ndanë përshtypjet e tyre pozitive për qytetin.
“Na pëlqen shëtitorja për të ushtruar sporte dhe aktivitete të ndryshme. Vijmë nga Roma”, tha një vajzë e huaj.
“Ne jemi këtu prej dy ditësh. Na pëlqen deti dhe e gjithë shëtitorja përgjatë bregut. Ushqimi është i mrekullueshëm, veçanërisht gatimet tradicionale dhe ato të detit. Kjo është hera e parë që jemi këtu, por do ta rekomandojmë Vlorën te miqtë tanë”, tha një tjetër i intervistuar.
Një pjesë e mirë e italianëve janë kthyer në rezidentë në qytetin bregdetar, duke shprehur vazhdimisht impresionet e tyre për ushqimin, vendasit dhe klimën.
“Më pëlqen shumë Vlora. Jetoj këtu, por jam italiane. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe peizazhet janë të mrekullueshme. Prandaj më pëlqen shumë të vij këtu”, tha një tjetër vajzë.
Vlora duket të jetë një zgjedhje e shkëlqyer, veçanërisht për ata që e vizitojnë për herë të parë. Shëtitorja e Lungomares vazhdon të tërheqë vizitorë që duan të shijojnë kombinimin e natyrës dhe kulturës së pasur të qytetit bregdetar.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge