Shtrenjtohen pronat në Shkodër, ja sa shkon metri katror në qytetin verior

30 Korrik 2024 | 19:37

Të blesh një pronë në Shkodër është gjithmonë e me e vështirë, kjo për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve.

Nëse një vit më parë një banesë e vjetër kushtonte nga 800-900€ metri katror, tashmë një ndërtim i ri kushton mbi 1200€ apo 1300€ metri katror.

Për agjentin imobiliar Kevin Berohiti, i cili operon prej disa viteve në këtë fushë, rritja e çmimeve ka qenë e konsiderueshme.

“Rritje ka pasë masive, arsyet janë të ndryshme. Rritja vjen si pasojë e rritjes së turizmit, mungesës së ndërtimeve të reja, ndryshimi i kursit të Euros etj.

Një apartament ekzistues me parë  fillon nga 800€, 750 € ndërsa sot varion nga 950€, 1000€ në zona periferike deri në 1200-1300€ në qendër”, tha Berohiti.

Një rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe banesat me qira te cilat për shkak të kërkesës së lartë për t’i lëshuar me qira ditore në platformat Arbnb apo Booking, çmimi i tyre është rritur nga 50-100€ në muaj.

“Ka ndryshuar shumë për shkak të kërkesës së madhe për të marrë me qira e për t’a lëshuar në Arbnb dhe booking ndikon që të rritet çmimi. Mund të jetë rrit me 50-100€”, tha Berohiti.

Turizmi masiv i parashikuar për këtë sezon turistik duket se nuk ka rezultuar efektiv, pasi duket një mungesë në prenotime në banesat e dhëna me qira, shumë poshtë pritshmërive.

Sa i takon banesave, heqja e taksës së ndërtimit mundet të ndikojë në rënien e lehtë të çmimeve, ndonëse diçka e tillë nuk pranohet nga agjentët imobiliarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026