Rama: Të thuash që qeveria do të marrë pronat në Himarë, përrallë e shëmtuar
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme disa certifikata pronësie në Dhërmi.
Gjatë fjalës së tij atje, Rama ironizoi opozitën, duke thënë se të thuash që qeveria do të marrë pronat në Himarë është një përrallë e shëmtuar.
Ai tha se opozita ka helmuar mendjen dhe zemrat e banorëve të kësaj zone, me pretendime të tilla, duke shtuar se në Shqipëri nuk ka oligarkë.
“Kemi vullnetin maksimal për ta mbyllur një herë e mirë këtë histori. Të tjerë e kanë shfrytëzuar këtë ngërç për të helmuar mendje dhe zemra njerëzish duke treguar lloj-lloj përrallash të shëmtuara, shumë të ulëta.
Të gjitha që ‘qeveria do të marrë pronat në Himarë’, do të thotë të tregosh një përrallë të shëmtuar dhe të ulët. Se nuk ka lidhje me ne. Edhe sikur ta ketë ndërmend qeveria, se bën dot këtë gjë. Ata që kanë zhvilluar sipërmarrje këtu, kanë kontrata me pronarët e vërtetë, jo me qeverinë.
Çmimi i tokës këtu në këtë zonë, është rritur ashtu siç nuk ia priste mëndje askujt deri 10 vite më parë. Kjo rritje nuk ka ardhur nga qielli apo malet, ata kanë qenë këtu. Por ja ku jemi këtu sot, se deri më parë, nuk mblidheshim dot te ky shtet që të rrinim në shesh, por do të rrinim në gropa.
Para disa vitesh që të vije këtu ishte mund i madh. Sot kam ardhur për 2 orë. Oligarkë në Shqipëri nuk ka. Fjala oligark me sipërmarrës, është diçka ndryshe. Kam hequr dorë nga pronat këtu, se mund të isha dhe unë një nga pasardhësit e bregut”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit