Berisha: Rama publikon Censin pasi i ka manipuluar të dhënat nga e para tek e fundit

27 Qershor 2024 | 20:57

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ditën e nesërme kreu i qeverisë, Edi Rama, do të publikojë të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave, pasi i ka manipuluar të dhënat.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës para mbështetësve nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për ‘korrupsion’.

Berisha tha gjithashtu se Kosova i ka publikuar të dhënat e Censit brenda ditës së fundit që është regjistruar edhe qytetari i fundit.

Reagimi i Berishës:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së madhe të lirisë, dinjitetit të çdo shqiptari, të atdhetarisë dhe interesit kombëtar.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër Edi Rama, Çubrilloviçi i shqiptarëve publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit.

Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh.

Se cili është rezultati i këtij akti, unë dua t’u informoj ju vetëm kaq se i realizuar me të njëjtën metodikë si kjo e Shqipërisë, Republika e Kosovës i ka publikuar ato brenda ditës që është regjistruar dhe qytetari i fundit në atë vend.

Sepse regjistrimi online e bënte të mundur plotësisht këtë.

Në vitin 2011, regjistrimi u bë me formularë të mbushur nga punonjësit duke takuar çdo qytetar.

Megjithatë, publikimi i tij nuk mori kurrë më shumë se tre-katër javë.

Në Serbi, regjistrimi i popullatës u publikua pas tre javësh.

Në Shqipërinë e narkoshtetit të Edvin Drogës, ky regjistrim publikohet pas nëntë muajve.

Me këtë histori mashtrimi kërkon Çubrilloviçi të maskojë krimin e tij më të shëmtuar ndaj shqiptarëve, krijimin e kushteve për largimin e tyre masiv nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026