Rama nga Himara: Poshtërsi të thuash që pronat e qytetarëve u jepen oligarkëve
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Himarë ku shpërndau 437 tituj pronësie. Në fjalën e tij shefi i qeverisë u ndal dhe te debati i pronave në Himarë, ku theksoi se akuzat e hedhura për marrje të pronave nga qytetarët dhe dhënia e tyre oligarkëve është një poshtërsi.
Rama tha se nuk ka asnjë centimetër tokë që u është marrë qytetarëve dhe u është dhënë oligarkëve, Ai tha se siç është problemi I tokave në të gjithë Shqipërinë ashtu është dhe në Himarë.
“Unë dua tju them këtë, që të njëjtën çështje, të njëjtin shqetësim pa asnjë dallim e kanë banorët e Thethit, Tropojës, Kukësit, Malësisë së Madhe dhe banorët e Himarës deri poshtë në Sarandë. Është njësoj nuk ka asnjë ndryshim.
Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë qëllim prapa mendimi për ta penguar zgjidhjen e këtij problemi, aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam edhe nga Himara, që do të thotë nuk do kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja të pamundurën njësoj. Si për Tropojën, si për Himarën, si për Thethin, Malësinë e Madhe, Kukësin dhe Sarandën.
Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemit dhe pasi në shumë zona nuk është pranuar ligji 7501 dhe nga ana tjetër janë bërë shumë paudhësi me të ashtuquajtur AMT. Kjo ka penguar edhe vetë regjistrimin e shtëpive të trashëguara, të cilat kanë qenë aty dhe janë aty. Këtu pastaj është shtuar edhe një tjetër shtresë poshtërsie propagandistike sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat, banorëve dhe trashëgimtarëve legjitim të Himarës dhe për t’ia dhënë oligarkëve. Ju e dini më mirë nga të tërë sepse ju jetoni këtu, që e para nuk ka asnjë metër katror nga Llogaraja deri në Ksamil që të jetë marrë një pronari legjitim dhe ti jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë