Rama në Himarë: Asnjë metër katror nuk u është marrë pronarëve nga shteti

24 Maj 2024 | 10:47

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Himarë për shpërndarjen e titujve të pronësisë, të cilat do të jenë 437 përgjatë këtij viti për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme, si Thethi, Vermoshi, Tropoja apo Himara.

Rama tha se me Himarën është abuzuar në emër të interesave “të ngushta të disa njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me Greqinë”.

“Është abuzuar shumë me Himarën në emër të interesave të ngushta të disa njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me fqinjët. Të njëjtën çështje, të njëjtin problem pa asnjë dallime kanë në Theth, Tropojë, Kukës, dhe Himarë deri poshtë në Sarandë. Nuk ka asnjë ndryshim, s’ka pasur dhe nuk ka si të ketë asnjë lloj qëllimi apo prapamendimi për ta pengua zgjidhjen e këtij problemi, aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, jam edhe nga Himara. Që do të thotë që nuk do kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja të pamundurën njësoj. Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemit dhe pasi në shumë zona nuk është pranuar 7501 dhe janë bërë paudhësi me AMTP, dhe kjo ka penguar regjistrimin e shtëpive të trashëguara që kanë qenë aty. Këtu është shtuar edhe propaganda se bëhet për t’i marrë pronat himarjotëve dhe për tua dhënë oligarkëve, ju e dini më mirë se të gjithë se e para, nuk ka asnjë metër katror që t’i jetë marrë një pronari dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti. Por ka situata të rënda që janë zhvilluar para se të vinim ne në pushtet, ku me AMTP është bërë një lojë e ndyrë kriminale dhe ku janë shfaqur si pronarë individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm që i kanë vënë trashëgimtarët para një zgjedhje që ose të shesin pronën e tyre por në artë kohë shitja kishte mbi kokë kërcënimin”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026