“Mund të kishte pasoja tragjike”, Pjerin Ndreu bën bilancin e zjarrit në Shëngjin
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha para mediave se gjendja e zjarrit në Shëngjin duket të jetë stabilizuar. Ai tha se ditën e sotme do punohet me shuarjen e vatrave të vogla të zjarrit.
“Ka qenë ndër historitë më të vështira që ne kemi kaluar. Mund të kishte pasoja tragjike”,-tha Pjerin Ndreu i cili falënderoi punën e bërë nga zjarrfikësit.
Ndreu tha se kryesorja është që nuk ka pasoja në njerëz dhe dëmet materiale nuk janë të mëdha.
“Nuk ka pasoja materiale të rënda, mund të jetë dëmtuar 10-15% e sipërfaqes pyjore”,-tha Ndreu.
“Mbrëmë në orën 2 të natës kemi pasur 4 zjarre të tjera. Nga ora 2 deri në 3 të natës 4 zjarre, janë një alarm që dikush po merret seriozisht me këtë histori. Duhet të shikojmë më thellë se çfarë po ndodh me zjarret dhe kush janë personat”, tha kryebashkiaku, i cili u shpreh se nuk përjashton asgjë se përse mund të ketë ndodhur.
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec