Netanyahu: Izraeli do të përgjigjet fuqishëm ndaj çdo sulmi

1 Gusht 2024 | 09:18

Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundër tij, tha të mërkurën vonë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo ishte deklarata e parë publike e Netanyahut prej vrasjes në Teheran të Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE. Por, Netanyahu nuk e përmendi vrasjen e tij.

Hamasi dhe Irani e kanë fajësuar menjëherë Izraelin për vrasjen e Haniyehit, e cila e ka rritur rrezikun për një luftë të përgjithshme rajonale.

Pak orë para vrasjes së liderit palestinez, Izraeli tha se e vrau një komandant të lartë të grupit militant libanez, Hezbollah, në një sulm ajror në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

“Qytetarë të Izraelit, na presin ditë sfiduese. Prej sulmit në Bejrut, kërcënimet po vijnë nga të gjitha drejtimet. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur kundër çdo kërcënimi. Izraeli do të përgjigjet fuqishëm kundër çdo agresionit kundër nesh”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive.

Të martën, ushtria izraelite njoftoi se e ka vrarë Fuad Shukr, për të cilin tha se ishte komandanti më i lartë i Hezbollahut, duke e akuzuar atë për një sulm në fundjavë në të cilin u vranë dhjetëra të rinj në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026

Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltari i lartë Jared Kushner mbërritën në Doha për t’u takuar me ndërmjetësuesit e...
12:52 | 30/06/2026