Ish-kryeministri izraelit: S’ka paqe në agjendë, pas vrasjes së liderit të Hamasit
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se vrasja në Teheran e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE, nuk do të ketë ndikim në bisedimet për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sepse “paqja nuk është në agjendë në këtë kohë”.
Olmert tha për shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë më 31 korrik se përgjigja e Iranit për vrasjen do të formësohet nga besimi i Teheranit se Izraeli e kreu sulmin, pavarësisht se Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë.
“Se a e kemi bërë ne apo jo, kjo ka pak rëndësi”, tha Olmert, i cili ka qenë i përfshirë në përpjekjet e dështuara për ta arritur një marrëveshje për zgjidhjen me dy shtete me Autoritetin Palestinez derisa shërbeu si kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2009.
“Me gjasë ata [Irani] do të vendosin se si të përgjigjen bazuar në atë se çfarë mendojnë se ka ndodhur”.
Vdekja e Haniyehut në tokën iraniane dhe sulmet izraelite ndaj grupeve të mbështetura nga Teherani, të cilat përfshihen në sulme kundër Izraelit, kanë nxitur frikë për rrezikun e shpërthimit të një lufte të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Izraelit dhe për një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme.
Haniyeh u vra mëngjesin e 31 korrikut në një lagje të pasur në Teheran, pak pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, Masud Pezeshkian, në Parlament.
Qeveria e Izraelit nuk ka komentuar vrasjen e tij, por lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar për hakmarrje kundër Izraelit për vrasjen e tij.
Haniyeh u përfshi bujshëm në bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët në arritjen e një armëpushimi të përhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Lufta 10-mujore, e nxitur nga një sulm vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor, i ka lënë të vdekur gati 40.000 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut