Qyteti i UNESCO-s, vendi ku çiftet preferojnë të xhirojnë klipet e dasmave

1 Gusht 2024 | 17:20

Endri nga Gjirokastra dhe Loena nga Korça kanë zgjedhur Pazarin karakteristik në Gjirokastër, si mjedis të veçantë për realizimin e klipit të martesës së tyre.

“Gjirokastra është pjesë e UNESCO-s prandaj e kemi zgjedhur është një nga vendet më të  ralla si emigrantë kemi parë shumë vende të tjera por Gjirokastra ngelet gjithmonë, diçka afër zemrës sonë, na përfaqëson pjesën e familjes, na kujton familjen.” –thotë dhëndrri.

Për ta ky momenti ishte mjaft I vecantë, kjo dhe për shkak të vëmëndjes që morën nga vendasit dhe të huajt, të cilët i uronin në celebrimin e dashurisë së tyre.

“Është një emocion shumë i veçantë, unë jam me fat që jam martuar në këtë qytet , i cili mbrohet edhe nga UNESCO hera e parë kur kam qenë në Gjirokastër kam fotografuar çdo cep të saj pa e ditur që do të vinte një ditë dhe unë do të bëja ceremoninë martesore këtu.” –shprehet Loena.

Çiftet e reja ndërsa realizojnë klipin e martesës në rrugët e kalldrëmta ndiqen me kërshëri nga  banorët dhe turistët.

Duket se klipet e dasmave tashmë janë një mënyrë origjinale për promovimin e vlerave të qytetit të Gjirokastrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026