Panik gjatë Lojërave Olimpike, notarja shembet pa ndjenja në fund të garës

2 Gusht 2024 | 13:46

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të pranishmit që po ndiqnin garat e notit në Lojërat Olimpike, në La Defense Arena në Nanterre të Parisit.

Notarja sllovake Tamara Potocka, u rrëzua teksa doli nga uji pas garës 200 m, stil i përzier.

Atletja sllovake, 21 vjeçare, u pa duke u marrë me barrel dhe duke u transportuar nga shërbimi mjekësor.

“Ajo është e vetëdijshme, por ne jemi në pritje të informacioneve të reja mjekësore”, shpjeguan organizatorët për AFP, duke specifikuar se Potocka po kujdesej nga ekipet mjekësore.

Nuk është e qartë nëse ajo pati ndërhyrje të CPR.

Koha e saj prej dy minutash 14.20 sekonda nuk ishte aq e shpejtë për ta kaluar në gjysmëfinale të eventit, duke e eliminuar nga gara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026