Turistë nga e gjithë bota zgjedhin të vizitojnë me kamper Shqipërinë
Turizmi me kamper është një mundësi ideale për të shijuar dhe vizituar disa atraksione turistike. Në Vlorë, gjatë këtyre ditëve të nxehta, numri i tyre është rritur ndjeshëm.
Nga Italia, Holanda, Gjermania, Belgjika apo edhe Sllovenia, turistët kanë zgjedhur Vlorën për të eksploruar qytete të ndryshme, por edhe gjithë jugun e vendit.
“Ne jemi nga Holanda dhe jemi këtu me një kamper, një automjet katër herë katër. Nuk jemi shumë të sigurt se sa do qëndrojmë, ndoshta një ose dy javë, sepse po lëvizim nga vendi në vend. Kemi vizituar qytetin dhe plazhet, shumë bukur.” –thotë një turist nga Holanda.
“Është hera e tretë që vijmë këtu. Na pëlqen deti, çmimet dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. Kjo është dita jonë e dytë dhe do të rrimë rreth një javë. Më pas do të shkojmë në jug të vendit dhe më pas drejt Greqisë, Lefkada.”-shprehet një tjetër turiste .
“Është dita e tretë që qëndroj në këtë vend, ndërsa në Shqipëri kam një javë dhe tre ditë që qëndroj. Më pëlqen shumë natyra, është shumë e bukur dhe befasuese. Dallimet ndërmjet fshatrave janë shumë mbresëlënëse. Do të qëndrojmë këtu gjatë natës dhe më pas do të vazhdojmë udhëtimin tonë.” –thotë një turiste gjermane.
Vlora është një nga qytetet ku turistët e huaj zgjedhin të pushojnë, por jo vetëm.
Ata vijojnë eksplorimin në të gjithë vijën bregdetare të jugut. Këta vizitorë kanë udhëtuar në disa shtete, përfshirë Shqipërinë, dhe ajo çfarë kanë gjetur është vlerësuar maksimalisht, duke menduar rikthimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta