Rama nga Himara për turizmin në vend: Numri është rritur me 150%, ka shumë ofertë
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Himara për numrin e turistëve që kanë ardhur në Shqipëri këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas tij, teoria që numri i turistëve është ulur, bie poshtë sepse shifrat tregojnë që numri i turistëve për këtë vit është 150% më i lartë se vitin që lamë pas, edhe pse një pjesë e tyre ankohen për çmimet e papërballueshme në jug të vendit.
“Jo që s’ka rënie, po turistët e huaj krahasuar me vjet janë rritur rreth 150%. Problemi është që, patjetër që në vende të caktuara si Palasa, Ksamili kanë pasur një kërcim irracional të çmimeve, po kjo është çështje e tregut. Çështja kryesore është që hotelet janë supër plotë, ndërkohë që numri i restoranteve është rritur në krahasim me numrin e shtretërve. Ka shumë ofertë dhe restorantet që kanë rritur çmimin, kanë bërë që klientët t’ju drejtohen vendeve më të arsyeshme.” –tha kreu i vendit.
Kryeministri Rama tha se një tjetër arsye është edhe antipropaganda, duke sjellë në vëmendje një artikull të “Corriere della Sera” të Milanos, ku për një plazh në Itali thuhej se kishte ulur çmimet për shkak të konkurencës me Shqipërinë.
Gjithashtu solli në vëmendje edhe shtimin e pushuesve që vijnë nga Kosova, ku u shpreh kështu:
“Shqiptarët e Kosovës vijnë më shumë këtë vit sesa vjet, rreth 130 mijë automjete që kanë hyrë në Morinë. Më korrik është pak më shumë se vjet. Ne patjetër kemi nevojë të shikojmë politikën e plazheve, kemi zbatuar atë 30 për qindëshin, po në mënyrë vertikale dhe tani po punojmë edhe me një ekspertizë ndërkombëtare. Do vendosim një tjetër kriterë të uljes së numrit të çadrave të privatit.”
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë