Akuzoi 19 vjeçarin shqiptar se e përdhunoi, vajza greke: Gënjeva se më vinte turp

2 Gusht 2024 | 18:17

Një 15 vjeçare në Greqi ka denoncuar ditën e sotme në polici se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga ish-partneri i saj shqiptar.

Burime të siguruara pranë policisë dhe autoriteteve greke bëjnë me dije se 15-vjeçarja greke e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19 vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.

19 vjeçari shqiptar A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15 vjeçares se ajo kishte gënjyer.

I njëjti burim bën me dije per gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi se 15 vjeçarja ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026