VIDEO| Arbër Hoxha e nis sezonin me gol, shkëlqen në fitoren e Dinamos së Zagrebit

3 Gusht 2024 | 15:01

Arbër Hoxha dhe Dinamo e Zagrebit e kanë nisur mbarë kampionatin e ri elitar në Kroaci.

Kampionia dhe fituesja e Kupës kroate fitoi thellë 5:0 ndaj Istras të premten mbrëma në javën e parë të kalendarit futbollistik në superligën Kroate, ndërsa Arbër Hoxha kontribuoi me gol.

Hoxha e hapi serinë e golave në minutën e 13-të kur shënoi me kokë, me asistim të Marko Pjacas duke shënuar kështu dhe golin e parë të sezonit 2024/2025 në superligën kroate.

Legjionari Hoxha luajti deri në minutën e 68-të. Dinamo Zagreb llogaritet sërish favorit, por edhe Hajduk dhe Rijeka kanë bërë përforcime dhe duan ta thonë fjalën e tyre në këtë edicion.

Pavarësisht ofertave, ekipi kroat vendosi të mos e shesë Hoxhën, duke e konsideruar një pikë të rëndësishme në formacion për sezonin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026