Doli për të bërë zhytje në Ksamil, gjendet i vdekur 38-vjeçari (Emri)
Florian Kofina, 38 vjeç, nga Tirana është gjetur pajetë këtë të diel në shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil.
Ai kishte shkuar për të bërë zhytje me një mjet kanoe dhe dyshohet të ketë pësuar një arrest kardiak.
Sipas burimeve policore fillimisht për 38-vjeçarin Florian Kofina që humbi jetën në Ksamil u dyshua se ishte goditur nga jet sky, por më vonë u përcaktuan se plagët në trup ishin krijuar nga përplasjet në gurë.
Trupi i 38-vjeçarit është transportuar në spitalin e qytetit të Sarandës ku nga këtu do të dërgohet në Tiranë në mjekësinë ligjore.
Njoftimi i policisë
Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet