“Do të vras”- Suli: Si u kërcënuan komisionerët e opozitës në Himarë
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, është shprehur se disa komisionerë të opozitës në zgjedhjet në Himarë janë kërcënuar me jetë.
Komentet Suli i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se kryeministri Edi Rama ka zbritur në Himarë bandat kriminale, për të grabitur Bashkinë me çdo kusht.
“E njëjta problematikë si ajo e ‘1 majit’ ka ndodhur edhe në qendrën në Vranisht, ku komisionerët e aleancës ‘Bashkë Fitojmë’ janë kërcënuar. Në Vranisht i thanë do të vras, këto i thonë dil përjashta mos të shikoj këtu.
Janë banda kriminale që i ka zbritur Edi Rama për të marrë zgjedhjet me çdo lloj mënyre dhe për ta rrëmbyer përfundimisht Himarën. Është vendim politik dhe po e ekzekuton përmes kriminelëve dhe administratës shtetërore. I kemi fotografuar, komisionerët sapo të përfundojë procesi zgjedhor do të shkojnë të bëjnë kallëzim penal”, tha Suli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet në Himarë| Sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë, ja shifrat
- Shifrat| Numër rekord votuesish në Himarë, si është krahasimi me vitin 2023
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë