Djegia e 160 ha pyje në Maliq, identifikohet dhe procedohet penalisht zjarrvënësi

5 Gusht 2024 | 12:59

Policia e Maliqit ka identifikuar dhe proceduar penalisht një shtetas si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Bodesë. Ai është Valdet Bezhani, 53 vjeç, i lindur në Bode e banues në qytetin e Korçës.

Sipas policisë lokale dyshohet si autor i disa vatrave të zjarrit në pyllin e Bodesë. Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se zjarri i parë në këto pyje është shkaktuar për shkak të kushteve atmosferike shkarkim rrufeje. Dyshohet se në kushte të tilla 53 vjeçari për të shpëtuar fermën e tij të bletëve ka ndezur zjarre të kontrolluara me qëllim moslejimin e flakëve të depërtonin drejt fermës së bletëve, zjarre që i kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm, ku rreth 160 hektarë pyje u dogjën totalisht.

Në bazë të hetimeve të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore prokuroria e Korçës ka filuar hetimet në gjendje të lirë për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026

Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Zavalinës, në Bashkinë e Elbasanit, duke prekur veçanërisht sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë. Sipas informacioneve paraprake,...
13:41 | 01/07/2026