Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, shtyhet vendimi për Beqjan

5 Gusht 2024 | 14:10

GJKKO ka shtyrë për në datën 7 vendimin për masën e sigurimit për Ilir Beqajn dhe 6 të dyshuarit e tjerë për dosjen SASPAK. Gjatë seancës Beqaj ka kërkuar masë sigurimi arrest shtëpie ose garanci pasurore 5 milionë lëkë të reja.

Në seancën e kësaj të hëne në GJKKO Beqaj ka paraqitur argumentet e tij në lidhje me kërkesën për ndryshimin e masës. Mbrojta e ish-ministrit pretendon, se nuk ka shkaqe të ligjshmë për të caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Ata pretendojnë se Beqaj nuk ka arsye të largohet jashtë vendit apo të prish provat.

Akuza, për të cilën Beqaj është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar  për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.

Masa e sigurisë është marrë me kërkesë të SPAK edhe për fshehje të pasurisë dhe pronësisë në një restorant emrin GZONA në kalanë e Tiranës

Në vitet 2022-2023, prokurorët kanë zbuluar një skemë korruptive me të paktën 8 aktivitete e konferenca, ku fituesit apo organizatorët paracaktoheshin.

Në një rast shërbimi për një konferencë, prokuroruar me vlerë 125 mijë euro rezultoi se nga kompania fituese ishte ofruar vetëm darka në vlerën 4 milionë lekë. Kjo darkë ishte ofruar në restorantin që drejtohej në hije nga ish ministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026