Dosja ‘Beqaj’| GJKKO zbut masën e sigurisë për biznesmenin Gazmend Haxhia
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zbutur masën e sigurisë për biznesmenin Gazmend Haxhia, duke vendosur për të ‘detyrim paraqitje’.
Haxhia është pronari i ‘Landways International’, i cili ishte pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për dosjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajn, lidhur me abuzimin me fondet e donatorëve të huaj.
Pak ditë më parë Haxhia u arrestua në aeroportin e Rinasit, pasi GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë se për çështjen në fjalë më herët në pranga ra edhe vetë ish-ministri Ilir Beqaj, të cilin Prokuroria e Posaçme e akuzon për ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror’, ‘mosdeklarim dhe fshehja e pasurisë’, ‘mashtrim dhe Shkelje e barazisë në tendera’.
Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij po hetohen për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë SASPAC që drejtohej prej ish-ministrit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë