Dosja ‘Beqaj’| Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

8 Korrik 2024 | 14:12

Është arrestuar ditën e sotme në Rinas Gazmend Haxhia, pronari i ‘Landways International’, i cili ishte pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për dosjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajn, lidhur me abuzimin me fondet e donatorëve të huaj.

Sipas burimeve për Euronews Albania, Haxhia është vetëdorëzuar duke njoftuar autoritetet për orarin e mbërritjes në Rinas.

Kujtojmë se ndaj tij është caktuar nga GJKKO masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.

Disa ditë më parë në pranga ra edhe vetë ish-ministri Ilir Beqaj, të cilin Prokuroria e Posaçme e akuzon për ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror’, ‘mosdeklarim dhe fshehja e pasurisë’, ‘mashtrim dhe Shkelje e barazisë në tendera’.

Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij po hetohen për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë që drejtohej prej ish-ministrit, SASPAC.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026