Si mashtroi Ilir Beqaj? Myrta: Ja çfarë iu gjet në telefonat e sekuestruar

5 Korrik 2024 | 22:08

Gazetari Elvis Myrta tha në emisionin Review në Euronews Albania se abuzimi për me fondet e BE për të cilat u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është rreth 500 mijë euro.

Ai tregoi se akuza e mashtrimit ndaj ish-ministrit lidhet me prokurimin e dyfishtë të një aktiviteti për promovimin e  turizmit, edhe nga ministria që mbulon këtë sektor, edhe nga agjencia që drejtohej nga Beqaj.

“Në aktivitetin për të cilin flitet është bërë prokurim edhe nga ministria e turizmit me vlerën 380 mijë euro edhe nga agjencia që drejtohej nga Beqaj me 125 mijë euro. Akuza e mashtrimit ndaj Beqajt me këtë lidhet, pasi nuk mund të bëhet prokurim publik nga dy institucione për të njëjtën gjë. Hetimi ka nisur në shtator dhe sekuestrimi i telefonave ka nxjerrë edhe shkeljet. Ishin 8 pika që kanë dalë nga përgjimet, por bazohemi në një pikë ku u bënë 2 tenderë për të njëjtin aktivitet. Para se Beqaj të merrej në  hetim për sterilizimin, SPAK s’e ka marrë fare si të akuzuar. Dhe ka qenë GJKKO që orientoi SPAK të shkonte më tej. Ky hetim ndoshta ka edhe përplasje të brendshme”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

  1. Beqaj akuzë edhe për mashtrim! Zbardhet dosja, SPAK: Në përgjime i referohen ‘Likja’
  2. Gazetari Lita: Kush i hap qelinë Dritan Dajtit, ta bëjë gati të futet vetë
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026