3 viktima nga ethet e Nilit, Bino: Situata nën kontroll, është bërë dezinsektimi

5 Gusht 2024 | 16:23

3 persona të moshës 60-88 vjeç kanë ndërruar jetë përgjatë muajit korrik si pasojë e prekjes nga Ethet e Nilit perëndimorë, një sëmundje zoonotike që transmetohet nga shpendët e sëmurë tek njeriu nëpërmjet picikimit të mushkonjave. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP Silva Bino konfirmon praninë e infektimeve .

“Kemi 3 raste vdekje me ethet e Nilit perëndimor, është sëmundje që kalon lehtshëm tek të rinjtë por pas moshës 60 vjeç apo që kanë dëmtime të imunitetit ato shkaktojnë forma me prekje të sistemit nervor qendror që janë encefalitet , meningitet apo guliem bare, dhe këto kanë qenë rastet që kanë humbur jetën”,- tha Silva Bino shefe e departamentit të sëmundjeve infektive, ISHP.

Ethet e Nilit janë rishfaqur në Shqipëri, pas 6 vitesh.

“Kemi 17 raste të konfirmuara , një i konfirmuar në Greqi që jeton në Shqipëri dhe kemi 19 raste të mundshme, që kanë shenjat klinike dhe lidhje epidemiologjike..  84% e testimeve janë kryer në korrik”, tha Silva Bino.

Por Bino sqaron se nuk është koha për panik, kjo pasi sëmundje transmetohet nga një lloj i veçantë mushkonje, ndërsa ministria e shëndetësisë ka bërë më herët dezinsektimin kundër larvave të mushkonjave.

“Sëmundje që qarkullon tek kafshët dhe transportohet nga mushkonjat kuleks nga zogjtë tek njerëzit dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu”,-tha Bino.

Sa i takon përhapjes gjeografike të të infektuarve, ISHP bën me dije se rastet janë nga  Lushnja, Kurbini, Berati, Lezha dhe Shkodra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka hedhur poshtë protestat në rritje kundër një resorti luksoz të planifikuar si një fushatë të ngarkuar politikisht të...
18:04 | 05/06/2026

FOTOLAJM/ Edi Rama publikon foton e fundit nga Mali i Zi me Kancelarin Friedrich Merz

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar këtë të enjte një foto me Kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz në Tivat, në Mal të Zi, gjatë...
17:42 | 05/06/2026

Rama takim me banorët e Zvërnecit, Euronews Albania zbulon detajet

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me banorët e Zvernec këtë të premte në mbrëmje, bëjnë me dije burime për Euronews Albania. Sipas...
16:22 | 05/06/2026