Krimi i dyfishtë në Konispol, 2 vrasjet ndodhën në praninë e mbesës 10-vjeçare

6 Gusht 2024 | 11:52

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Konispol, ku 69-vjeçari Hyso Islami ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçe, Shano Islami dhe më pas është vrarë nga djali i tij, 40-vjeçari Klement Islami.

Gazetarja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj, është shprehur se ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është prania e mbesës së tyre 10-vjeçare (vajzës së 40-vjeçarit Klement Islami, i cili ka qenë i divorcuar) në momentin e ngjarjes.

Sipas gazetares, ka qenë 10-vjeçarja që ka njoftuar të atin se gjyshi vrau gjyshen dhe po ashtu ajo ka qenë prezente kur babai i saj vrau 69-vjeçarin.

“69-vjeçari Hyso Islamaj ka vrarë mëngjesin e sotëm bashkëshorten e tij 66-vjeçare, Sano Islamaj. Ngjarja ndodhi në një mëngjes fare të zakontë për familjen e tyre, ku Hyso Islamaj ka dalë në mëngjes për të nxjerrë bagëtitë dhe pasi është kthyer në orën 07:00, pas një konflikti verbal, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.

Ajo që është më dramatike në këtë situatë është prania në vendngjarje mbesa e tyre 10-vjeçare. Klement Islamaj, djali 40-vjeçar i familjes me të cilin jetonin ishte i divorcuar, ndërsa për pushimet e verës kishte marrë në banesë vajzën e tij 10-vjeçare.

Vajza e mitur ka qenë dëshmitare okulare e ngjarjes. Ka qenë ajo që ka njoftuar të atin për ngjarjen e rëndë. Një fëmijë që ka qenë prezent kur gjyshi ka vrarë gjyshen dhe i ati i ka vrarë gjyshin”, tha Lushkaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026