Fluks automjetesh në Berat, probleme edhe në akset kryesore të rrugës
Berati po përjeton një sezon turistik të frytshëm duke pritur mijëra turistë vendas dhe të huaj.
Kjo valë e turistëve ka shtuar edhe fluksin e automjeteve në qytet, duke krijuar kështu edhe problematika në akset rruge, kryesisht në rrugët e brendshme të qytetit.
Për këtë arsye policia e qarkullimit rrugor ka kaluar në gatishmëri me sistem pune 12 orarësh për ti ardhur në ndihmë çdo vizitori që të mund të qarkullojë në qytet pa probleme.
“Drejtoria Vendore e policisë Berat, në kuadër të sezonit turistik të vitit 2024 duke filluar nga data 16 qershor deri në 15 shtator ka hartuar planin e masave në bazë të programit të punës për menaxhimin e të gjithe situatës së këtij sezoni turistik për qarkun e Beratit,” thotë zëvendës drejtori i Policisë Berat, “Shërbimet e policisë së sigurisë publike të drejtorisë vendore të policisë së Beratit kanë kaluar kaluar në një sistem 12 orarësh me qellim për të qënë pranë çdo qytetari.”
Viti që lamë pas nxorri një sërë problematikash në qarkullimin rrugor dhe si rrjedhojë përgjatë këtij këtij sezoni pushteti vendor sikurse blutë e Beratit morën masa duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeve në rrugët kryesore te qytetit.
Terreni i vështirë që turistët mund të hasin gjatë eksplorimit të tyre në Skrapar apo në malin e Tomorrit ka bërë që në disa rastë të kërkohet dhe ndihma e policisë.
“Gjatë kësaj kemi kemi pasur dy raste, një rast në zonën e Skraparit dhe një rast në zonat e tomorrit, menjëher me të marr informacion nga salla e komandimit kanë shkuar strukturat e policisë kan dhënë ndihëm e nevojshme dhe turistet janë kthyer në normalitet.”-përfundon ai.
Fluksi i shtuar i turistëve pritet që te vijoj deri në muajin Tetor kur edhe pritet ulja e fluksit të vizitorëve për t’i dhënë Beratit më pas qetësinë e stinës së vjeshtës.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta