Raketa dhe dronë ndaj Izraelit, Hezbollah hakmerret për vrasjen e liderit ushtarak
Në Izrael u dëgjuan të martën sirenat e alarmit për hyrjen e raketave dhe dronëve në qytetet veriore të vendit. Lajmi u konfirmua nga Forcat Mbrojtëse Izraelite, sipas të cilave si pasojë e sulmeve ka pasur të plagosur në disa lokalitete, si në Mazra dhe Akri.
Gjithashtu, shpërthime janë verifikuar edhe në Naharija, qyteti bregdetar në ekstremin verior të shtetit hebre.
Përgjegjëse për sulmet, sipas rrjetit informativ “Al Jazeera”, është lëvizja Hezbollah, e cila në këtë mënyrë ka treguar se është në gjendje të godasë zonat e banuara hebraike.
Ndërkohë, funksionarë amerikanë kanë deklaruar se kanë konstatuar ndryshime të vendndodhjeve të raketahedhësve iranianë dhe stërvitje të trupave ushtarake iraniane gjatë fundjavës. Një lëvizje, që sipas “Wall Street Journal” mund të jetë treguesi i përgatitjes së hakmarrjes ndaj Izraelit.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar liderit suprem iranian, ajatollahut Ali Khamenei, që Republika Islamike të reagojë në mënyrë të moderuar për vrasjen e liderit të Hamasit, duke i këshilluar që të mos sulmojë civilët.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Reuters”, që citon burime zyrtare iraniane. Sipas këtyre të fundit, mesazhi u dorëzua të hënën nga kreu i Këshillit rus të Sigurisë, Sergei Shoigu, në takimet me funksionarët iranianë.
Të njëjtat burime kanë shtuar se Teherani i ka bërë presion Moskës për furnizimin e avionëve luftarakë “Sukhoi”, por Kremlini nuk i është përgjigjur kërkesës për një koment.
Megjithatë, Rusia ka nisur t’i dorëzojë Republikës Islamike pajisje të avancuara për mbrojtjen ajrore dhe radarë – kanë shtuar burimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar