Rusia për ngjarjet në Bangladesh: Presim kthim të normave kushtetuese sa më parë

6 Gusht 2024 | 19:40

Rusia ka thënë se ngjarjet e fundit në Bangladesh janë një “çështje e brendshme” e vendit.

Megjithatë ajo shpreson për një kthim të shpejtë të proceseve të brendshme politike në “normat kushtetuese”.

“Moska operon me premisën se ndryshimet në qeverinë e Bangladeshit përbëjnë një çështje të brendshme të atij vendi. Megjithatë, ne presim që proceset e brendshme politike në atë vend mik t’i kthehen normave kushtetuese sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ministrja e jashtme turke.

Kryeministrja Sheikh Hasina u largua nga posti i saj të hënën, pas disa javësh protesta kundër qeverisë së saj, në të cilat u vranë qindra njerëz.

Shefi i ushtrisë, gjenerali Waker-uz-Zaman, në një fjalim drejtuar kombit, tha se Hasina kishte dhënë dorëheqjen dhe një qeveri kalimtare do të drejtojë tani vendin me 170 milionë banorë.

Qindra njerëz u vranë dhe u plagosën gjatë protestave të korrikut, të cilat fillimisht kërkonin heqjen e kuotave në vendet e punës në qeveri dhe më pas dorëheqjen e Hasinës, e cila kishte 15 vjet në pushtet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026