Borrel reagon për agresionin në Lindjen e Mesme: Prag lufte me përmasa të panjohura
Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka lëshuar një lutje për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Ai paralajmëron se ky agresion e ka sjellë rajonin në “prag të një lufte me përmasa të panjohura”.
“Të gjithë ata që qëndrojnë në rrugën e de-përshkallëzimit do të mbahen përgjegjës”, tha Borrell në një postim në X.
Komentet e Borrell i bëjnë jehonë frikës në rritje midis politikëbërësve për konfliktin në Lindjen e Mesme, pasi Irani dhe aleatët e tij kërcënojnë të godasin Izraelin.
Kjo vjen si një përgjigje të vrasjes së supozuar të disa liderëve të nivelit të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut javën e kaluar.
Deklarata e plotë:
“Tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, duke e sjellë atë në prag të një lufte me përmasa të panjohura. Të gjithë duhet të parandalojmë një tjetër katastrofë. Rruga përpara është kryesisht konsensuale: armëpushimi në Gaza, tani. Të gjithë ata që qëndrojnë në rrugën e de-përshkallëzimit do të mbahen përgjegjës.”
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)