Përplasen dy automjete në Pogradec-Qafë Thanë, raportohet për 5 të lënduar

7 Gusht 2024 | 13:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në aksin Pogradec Qafë-Thanë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 5 persona, përfshirë drejtuesit e dy mjeteve që janë përplasur.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volksëagen”, të cilët po marrin mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026