Studimi i OBSH: 48% e foshnjave po ushqehen me gji, jemi afër objektivit global
Bota është fare pranë arritjes së objektivit global për ushqyerjen me gji të paktën 50% të fëmijëve deri në 2025.
Të dhënta e fundit zyrtare të hartuara nga ekspertët e shëndetësisë botërore tregojnë se në 12 vitet e fundit, numri i foshnjave nën moshën gjashtë muajsh që ushqehen ekskluzivisht me gji është rritur me më shumë se 10%.
Aktualisht në nivel global 48% e foshnjave përfitojnë nga ky fillim i shëndetshëm në jetë.
Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i normave të ushqyerjes me gji mund të shpëtojë jetën e mbi 820 000 fëmijëve çdo vit.
Gjatë 6 mujorit të parë të jetës antitrupat në qumështin e gjirit mbrojnë foshnjat nga sëmundjet dhe vdekja.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë emergjencave, kur ushqyerja me gji garanton një burim ushqimi të sigurt, ushqyes dhe të arritshëm për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Ushqyerja me gji redukton barrën e sëmundjeve të fëmijërisë dhe rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit dhe sëmundjeve jo të transmetueshme për nënat.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet